Mustafa Nano: Djegia e mandateve një shpikje shqiptare. Opozita ka dalë jashtë sistemit, duhet të trembemi

Analisti Mustafa Nano, duke komentuar situatën politike në vend ka thënë se djegia e mandateve nga opozita ishte një shpikje shqiptare, ndërsa ka shtuar se opozita ka dalë jashtë sistemit dhe për këtë duhet të trembemi.

“Jam shumë i shqetësuar, nuk e di nëse duhet të përdorim termin alarm. Jam i shqetësuar që kur opozita dogji mandatet, sepse ishte mendim shumë i fortë dhe i paprecedent. Edhe në regjime represive nuk janë marrë, ishte një shpikje shqiptare. Kur e ke opozitën që del jashtë sistemit, njeriu duhet të trembet. Pas kësaj, u mor vendimi që mos merret pjesë nga opozita në zgjedhje lokale.

LEXO DHE :  Video/ Gjykata e lë të lirë, Stresi largohet me festë nga burgu

Kemi një opozitë jashtë institucioneve të shtetit, por është në rrugë dhe përdor tone kanosëse. Ka gazetarë që thonë se opozita duhet të qëndrojë në rrugë edhe pse mund të shkojë situata në përplasje. Unë s’jam dakord me këtë gjë, këtë ide”, tha Mustafa Nano në “Të paekspozuarit” në “News 24”./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.