
Kjo e diel paraqitet me mot relativisht të qëndrueshëm. Gjatë ditës priten kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, më të dukshme në zonat malore.
Temperaturat minimale në mëngjes luhaten nga 1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet gjatë mesditës arrijnë deri në 17–18°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.
Në pjesën më të madhe të vendit moti pritet të jetë i përshtatshëm për aktivitete në natyrë, me kushte tipike pranverore./K.C/dritare.net