Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti javës që vjen!

Si do të jetë moti javës që vjen!

Javës që vjen, moti në Shqipëri do të jetë me reshje shiu dhe temperatura të ulëta, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohet bora e herëpashershme. Priten reshje intensive shiu në të gjithë territorin, kryesisht në veri dhe jug të vendit, me mundësi për ngritje të niveleve të lumenjve dhe përmbytje në zonat e ulëta.

Në zonat bregdetare si Durrësi, Vlorë dhe Saranda, ditët do të jenë kryesisht me vranësira dhe me shi, me temperatura mesatare ditore rreth 10–12°C, ndërsa mbrëmjet do të jenë të ftohta.

Tirana parashikohet të ketë ditë me reshje shiu dhe temperatura të ulëta, me maksimumet ditore rreth 10–11°C dhe minimumet natën afër 2–3°C. Në zonat malore reshjet mund të shndërrohen në borë.

Në veriun e vendit, pritet mot i ftohtë dhe me reshje të dendura, ku temperatura e ditës do të mbetet nën mesataren e dimrit dhe prania e shiut do të jetë konstante gjatë javës./K.C/dritare.net