Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mirditori që i bie çiftelisë në Sheshin Skënderbej!

gfgfgfgfgfgfg.PNG

Në mes të zhurmës së Tiranës, tingujt e çiftelisë vazhdojnë të sjellin një copëz të traditës shqiptare. Në Sheshin Skënderbej, një mirditor ka zgjedhur që talentin dhe pasionin e tij për muzikën popullore ta ndajë çdo ditë me qytetarët dhe turistët.

Ai tregon për DritareTV se çiftelinë e ka mësuar që në moshën 16-vjeçare, ndërsa sot del në shesh për të kënduar dhe për të fituar diçka nga talenti i tij.

Ai rrëfen se çiftelinë ia mësoi Artisti i Popullit, Ndue Shyti, mjeshtri i njohur nga Puka. Sipas tij, Shyti e merrte në shtëpinë e vet dhe i mësonte si t’i binte instrumentit, duke i përcjellë një traditë që ai vazhdon ta ruajë edhe sot.

Repertori i tij përbëhet kryesisht nga këngë patriotike. Mes tyre, një vend të veçantë zë Kosova, për të cilën thotë se ka shumë dëshirë të këndojë.

Sot, shumë vite pasi preku për herë të parë çiftelinë, ai vazhdon t’i bjerë në zemër të kryeqytetit, duke e kthyer Sheshin Skënderbej jo vetëm në një mënyrë për të siguruar disa të ardhura, por edhe në një skenë të vogël ku muzika dhe tradita shqiptare vazhdojnë të dëgjohen./E.P-dritare.net