Ministri Klosi: Turizmi, i vetmi biznes që rrit përfitimet

Të ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, kanë komentuar ato çfarë kanë bërë pushteti lokal dhe ai vendor për të përmirësuar situatën  në këtë sektor fitimprurës.

Klosi tha se ka shumë gjëra për përmirësuar në vend, por u shpreh me bindje që industria e turizmit ofron përfitime që rriten me shpejtësi të madhe. Leli tha se nga Lungomarja qyteti ka marrë një fytyrë të re.

Blendi Klosi: Ne kemi probleme që janë reale. Për të shkuar nga Kavaja në Durrës, duhen ndërruar 3 linja. Janë  probleme që po të kenë një lloj konsensusi dhe mendoj që duhet të bëjmë një aleancë për turizmin. Turizmi është i vetmi biznes që të ofron mundësinë të rriten përfitimet me shpejtësi të madhe. Falë investimeve dhe politikave shtetërore jemi në fazën që atë që shohim në tokë e shohim në det. Këtu ka nevojë që ne flasim për një kohezion të madh. Është një industri që prodhon entuziazëm. Lehtësirat fiskale janë të mrekullueshme. Janë politika shtetërore ju do thoni se çfarë bën qeveria, në një vit ka sjellë 6-7 kompani.

LEXO DHE :  Futet për t'u larë, humb jetën pushuesi në plazhin e Spillesë

Dritan Leli: Ka një fytyrë të re qyteti. Lungomarja ishte një qytet që u përfol shumë por përfolja ishte ajo që i shtoi kuriozitetin. E rëndësishme është që kemi çtë themi për 5 vjeçarin që kaloi dhe kemi çtë bëjmë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.