Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri gjerman: BE të mbajë premtimin, të çelë negociatat me Shqipërinë!

Ministri gjerman: BE të mbajë premtimin, të çelë
Në një intervistë për gazetën gjermane, “Welt am Sonntag”, ministri gjerman i Shteti për Evropën, Michael Roth tha se,  BE-ja duhet të mbajë  premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet i kanë kryer detyrat.

“Refuzimi do të rrezikonte seriozisht besueshmërinë e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakum politik, atë do ta mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme. Partnerët tanë nuk duhet të shkelin fjalën e dhënë. Më 15 tetor ne duhet t’i hapim dritën jeshile negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona dhe tani duhet t’i mbajmë.",- tha Roth./K.C/dritare.net