Mëngjesi i ftohtë, ja si do të jenë temperaturat gjatë ditës!
Dritare.net

Shqipëria do të ketë sot një ditë kryesisht të kthjellët, me temperatura që shënojnë një tjetër rënie në raport me ditët e nxehta të shtatorit.
Sipas parashikimit të publikuar sot nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësira të pakta dhe kalimtare priten kryesisht në zonat malore të lindjes gjatë mesditës dhe pasdites.
Temperaturat minimale pritet të zbresin në rreth 9–10°C, veçanërisht në zonat malore, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 28°C në zonat më të ngrohta të vendit.
Në zonat e ulëta dhe bregdetare temperaturat do të jenë më të larta, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë vlera më të ulëta. Të dhënat e parashikimit për sot tregojnë një interval të përgjithshëm rreth 9°C deri në 26–28°C, në varësi të zonës.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 18 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 2–4 ballë./L.F-dritare.net