Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta sulmon Ramën: Thirrjet e kryeministrit për dialog, ishin propagandë

Meta sulmon Ramën: Thirrjet e kryeministrit për dialog, ishin
Presidenti i vendit, Ilir meta, me anë të një njoftimi për mediat, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i shtetit është shprehur se raporti i OSBE/ODIHR, është skaneri që ndan shtetin e propagandës nga ai i së drejtës. Meta ka sulmuar kryeministrin, duke thënë se thirrjet e tij për dialog ishin vetëm një propagandë.

"Për çfarë do të ulej opozita në dialog me Kryeministrin, nëse ai nuk i jepte mundësinë të merrte pjesë në zgjedhje vendore demokratike dhe sipas standardeve europiane?!"

Edhe një herë presidenti ka përsëritur se vetëm gjykata kushtetuese ka të drejtë të vlerësojë kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale.

Në fund të fjalës së tij, të gjithë përgjegjësinë për mospërfshirjen e opozitës në zgjedhje presidenti ia ka hedhur kryeministrit Rama.

"Por çfarë e bëri të pamundur rishikimin e datës së zgjedhjeve përmes dialogut gjithëpërfshirës?

Tashmë është shumë e qartë: kokëfortësia dhe vendosmëria e Kryeministrit Rama për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, pa bërë përpjekjet më minimale dhe të sinqerta, për të shmangur pasojat."

Kujtojmë se kjo deklaratë e presidentit vjen pak minuta, pas fjalës së presidentit të KE, Donald Tusk, i cili dha dritën jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në./L.F-dritare.net