Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mërtiti: Ministria e Brendshme ka bashkëpunuar me Noizin dhe Ҫiljetën në videoklipin ku shpërndahet drogë dhe vriten policë

Mërtiti: Ministria e Brendshme ka bashkëpunuar me Noizin dhe
I ftuar në emisionin “Opinion” Ergys Mërtit ka sulmuar Noizin dhe Ҫiljetën se me këngët dhe videoklipet e tyre ta nxisin modelet e gabuara.

Mërtiti ka akuzuar edhe Ministrinë e Brendshme se ka bashkëpunuar me dy këngëtarët në një videoklip ku shpërndahet drogë dhe vriten policët.

‘Ministria e Brendshme ka ndihmuar në klipe ku në qendër të vëmendjes janë trafikant droge që vrasin policë, Çiljeta me Noizyn kanë një klip ku shpërndajnë drogë, futet Noizy në burg, Çiljeta shpërthen burgun del Noizy dhe jetojnë të lumtur në Hauai. Dhe në fund thoshte falënderoj Ministrin e Brendshme që na ndihmoi për videoklipin’, u shpreh sociologu Ergys Mërtiri./ I.M-Dritare.net