Merr flakë autobusi/ Tmerrohen pasagjerët e linjës Fier-Përmet
Wednesday 24 May 2017, 10:10
Dritare.net
Policia njofton se ka qenë ora 09:05, kur mjeti tip autobus me targa AA 502 BE, që drejtohej nga shtetasi H.H, duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas, Mallakastër, ka marrë flakë në ecje e sipër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe shërbimi i zjarrëfikësve.
Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar./ dritare.net