Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hetimi ndaj ish-kreut të SHISH-it/ Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit

Presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar në fillim të javës së ardhshme, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni.

Sipas burimeve per media nga Presidenca, mbledhja pritet të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme, por ende nuk është njoftuar një datë zyrtare.

Hyseni është nën hetim nga SPAK për dyshimet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit të organizuar./dritare.net