Mendime mbi dashurinë

Nga Lis Bukuroca

“Të dua. Tri sekonda për ta thënë. Tri orë për ta shpjeguar atë. Dhe një jetë e tërë për ta shijuar.” Anonime

“Dhe kujtoje se unë të dua,

se ti nuk e din, por unë të përjetoj çdo ditë,

sepse unë shkruaj për ty.” Charles Bukowski

Dashuria nuk jep asgjë përveç vetes

dhe nuk merr asgjë pos nga vetvetja.

Dashuria nuk posedon, as nuk do të dëshironte të posedohet,

sepse dashuria i mjafton dashurisë “- Khalil Gibran

“Më duaj ose më urrej,  të dyja janë në favorin tim.

Nëse më do, unë gjithmonë do të jem në zemrën tënde.

Nëse më urren, unë gjithmonë do të jem në mendje tënde”– William Shakespeare

“Kur puth njeriu dikë për herë të parë, është gjithmonë një lloj mrekullie, një udhëtim dehës përgjatë një lumi të rrëmbyeshëm dhe të çuditshëm” – Peter Cameron

“Nuk ishte buzët e mia ato që puthe, ai ishte shpirtin im. “ – Judy Garland

“Në çdo histori dashurie gjendet gjithmonë një që mërzitet dhe një që vuan. Arsyeja është se ne dashurohemi në të njëjtën kohë, por  humbim dashurinë në kohë të ndryshme “- Luciano De Crescenzo

“Mënyra më e keqe për të ndjerë mungesën e një njeriu është të jesh ulur pranë tij dhe të dish se nuk do të jetë kurrë i joti.” – Gabriel Garcia Marquez

“Sa herë më shikon mua, unë lindem në sytë tu.” Jorge Riechmann

“Ne nuk vdesim derisa të kemi dëshirë për të ngashënjyer dhe derisa të ndjemë dëshirë për t’u ngashënjyer nga të tjerët.” Charles Baudelaire

LEXO DHE :  Histori, art dhe bukuri, një udhëtim në metronë e Moskës

“Gjersa i mësonte asaj  si bëhet dashuri, ajo i mësonte atij për të dashur.”  Fabrizio De André

“Dashuria është të dish gjithçka për dikë dhe të kesh dëshirë të qëndrosh më shumë me të, se sa me çdo njeri tjetër!” Albert Einstein

Nga italishtja, Lis Bukuroca

“Burri i sigurt në vetvete,

nuk shndërron gruan në pronë,

sepse pronë e tij është vetëm dashuria,

që ai ndjen në shpirt, por kurrë jo gruaja!

Ky është njeriu me sedër!

Burri xheloz është në gazep me vetveten,

sepse ai përjeton tmerrësisht më fuqishëm frikën,

se sa dashurinë.

Nga mungesa e vetëbesimit,

ai ndjehet i detyruar të dominojë,

të mbikëqyrë

dhe të robërojë.

Problemi nuk gjendet te gruaja,

por te burri, që vuan nga xhelozia për shkak të mungesës së  sedrës!

Ky han vetveten,

ia nxinë jetën vetes

dhe të dashurve të vet!

Meqenëse ai nuk është i lirë në shpirt,

gruaja e tij nuk do të jetë e lirë as në shpirt,

as në lëvizje!

Ajo nuk jeton!

Ajo përpiqet të mbijetojë vetëm!” Lis Bukuroca

“Dashuria nuk mëton, ajo dhuron vetëm! Kush nuk jep me kënaqësi dhe pa pritshmëri, nuk dashuron! Pritshmëria është tregti, jo dashuri.” Lis Bukuroca

“Dashuri nuk është të ecësh gjithmonë në rrugën e njëjtë, por të arrish në cakun e njëjtë!” Lis Bukuroca

“Dashuri nuk është të të qenit gjithmonë së bashku, dashuri është edhe mundësia dhe liria për të ndjerë mungesën e njëri-tjetrit.” Lis Bukuroca

“Humbja e një dashurie nuk është fundi i botës, ajo është mundësi dhe liri për të gjetur dhe përjetuar dashurinë e re!” Lis Bukuroca/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.