Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbaruan pushimet edhe për Arbana Osmanin, ja kur nis Dua të të bëj të lumtur!

Mbaruan pushimet edhe për Arbana Osmanin, ja kur nis Dua të të
Sezoni i ri televiziv tashmë ka nisur. Shumë nga programet në televizionet shqiptare kanë nisur transmetimin, ndërsa disa të tjerë janë ende në punë e sipër. Arbana Osmani ka njoftuar sot se pushimet për të kanë mbaruar dhe tashmë do t'i dedikohet punës për sezonin e ri televiziv me programin e saj Dua të të bëj të lumtur.

Vitet e tjera, ky projekt ka rezultuar mjaft i suksesshëm, për shkak të historive të veçanta. Shumë prej atyre që vendosën që të marrin pjesë në këtë program, përveçse bënë të lumtur personat e zemrës, na dhanë mesazhin kryesor se çfarëdo vështirësie të kalojë njeriu në jetë, nuk duhet të ndalet për të t'ia dalë.

Arbana njoftoi se në janar sërish do të jetë në ekranin e Top Channel, ndërsa ftoi të gjithë ata që kanë duan të bëjnë të lumtur dikë, apo t'i kërkojnë falje të marrin pjesë në këtë emision./L.F-dritare.net