
Mashtrimi me vizat, Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm
E Enjte 25 Janar 2018, 15:03
Dritare.net

Sipas tyre, mashtrimet përfshijnë faqe interneti të rreme ku kërkojnë tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë vizën. Ambasada Amerikane lajmëron qytetarët që të mos bien viktimë e mashtrimeve.
Postimi i Plotë i Ambasadës Amerikane
Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen./d.m-dritare.net

















