Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Masakra në Shkodër, publikohet video ku autori luan poker me viktimat

Masakra në Shkodër, publikohet video ku autori luan poker me viktimat
Është publikuar në rrjetet sociale kjo video e cila tregon momentet pak para masakrës së ditës së djeshme në Dajç të Shkodrës.

Kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi masakra kanë fiksuar momentet kur autori, Miklovan Parubi luante poker me viktimat e tij.

Ai duket në të majtë, i veshur me një xhup të hollë ngjyrë gri, njësoj siç ishte veshur edhe kur u arrestua ditën e sotme.

Pas sherrit për lojën e pokerit, Parubi ka ikur nga lokali dhe ka marrë automatikun dhe pasi është kthyer aty ka nisur të qëllojë, duke vrarë dy vetë dhe plagosur katër të tjerë.