Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

10 shenja që tregojnë se partneri po ju manipulon!

10 shenja që tregojnë se partneri po ju manipulon!

Është vërtet e vështirë të dallosh manipulimin emocional kur të ndodh në një lidhje, sepse thjesht ndodh. Por nëse ndodh që jeni vëzhguese, atëherë shenjat janë shumë më të qarta.
Sipas trajneres së seksit, Leah Carey, “manipulimi emocional përkufizohet si përpjekja e një personi për ta bërë partnerin/en të sillet ashtu siç dëshiron, duke i bërë të pendohen dhe të dyshojnë për mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tyre. Shpesh përfshin të qara, zemërime dhe kërcënime që mund të shkatërrojnë marrëdhënien dhe shëndetin mendor paqësor."
Nëse pyesni veten nëse jeni në një lidhje manipulative, lexoni më poshtë shenjat që e tregojnë këtë!


Duket sikur jeni duke luajtur në një serial dramatik!
“Një burrë që përpiqet të të manipulojë shpesh do të përdorë fraza të tilla si: “nga të gjithë njerëzit mendoja se ti do të më kuptoje” ose “ti je i vetmi person që kam dashur.” Nëse ata përdorin fjalë të mëdha si kjo, së bashku me të qarat dhe emocionet, në përpjekje për t'ju ndryshuar mendje, atëherë me siguri po përpiqen t'ju manipulojnë.” thotë Carey.


Ai qan lehtë!
Siç e dini, në një bisedë të tensionuar, secili prej nesh mund të shpërthejë në lot. Herën tjetër që partneri juaj e bën këtë, përpiquni të kuptoni nëse po qan vërtet apo po e detyron veten të qajë.


Ju largon nga mjedisi juaj!
Mashkulli që dëshiron të të kontrollojë, ju largon nga mjedisi ku ndiheni rehat dhe familjar. Mendoni se ku jetoni, me kë rrini, ku shkoni ose dilni në takime. A janë të gjitha pjesët e preferuara të partnerit tuaj? A ju duket sikur jetoni apo bëni vetëm atë që dëshiron partneri juaj, por ai nuk bën asgjë nga ato që doni ju? Është shumë më e lehtë të kontrollosh dikë kur nuk është rehat, kështu që kjo është një shenjë manipulimi.


Ai pret që ju të reagoni në një mënyrë të caktuar!
Sigurisht që në një lidhje do bëni lëshime, do dëgjoni çfarë ka për të thënë tjetri, do flisni, do ziheni. Megjithatë, nuk do të prisni që partneri juaj të ketë një sjellje të caktuar që ju kënaq. Brenda marrëdhënies duhet të evoluoni dhe të mbani elementët e mirë të tjetrit. Nëse e kuptoni se vetëm një sjellje specifike është e pranueshme, atëherë mund t'ju duhet ta rishikoni marrëdhënien tuaj.


Ai vazhdimisht kërkon prova të dashurisë suaj!
Dëgjon shpesh fraza si "Po të më doje, do të bëje atë që të kërkoj" ose "nëse më do vërtet, do të ma blije atë që dua"? Dashuria nuk kërkon asgjë në këmbim. Kjo taktikë përdor fajin si një forcë lëvizëse për të fituar. Është një formë e qartë manipulimi, edhe nëse tingëllon e pafajshme.


Përrgjigjeni "jo"
Sa herë që i thoni jo diçkaje, a fillon një grindje? "Ju nuk tregoni dashuri dhe respekt thjesht duke ledhatuar personin tjetër ose duke u përgjigjur vetëm me atë që ata duan të dëgjojnë." thotë Carey. Ju jeni dy njerëz me prejardhje dhe përvoja të ndryshme duke u përpjekur të ndërtoni diçka të bukur së bashku. Do të bëhen lëshime, por nga të dyja palët.


Tejkaloni kufijtë!
Nëse ju vendosni kufijtë tuaj dhe partneri juaj përpiqet t'i kalojë ato, atëherë duhet ta rishikoni marrëdhënien tuaj. Nëse ende nuk e keni sqaruar se sa mund të toleroni dhe duroni, bëjeni në mënyrë që të keni një zhvillim më të qetë dhe kuptimplotë në marrëdhënien tuaj.


Të bën të ndihesh keq!
Sepse keni thënë jo, sepse keni vendosur kufijtë tuaj, sepse keni bërë diçka që ju pëlqen. Në fakt, ai mund të mbajë inat ndaj jush për diçka që keni bërë dhe me të cilën ai nuk është dakord, ose të kujtojë një incident dhe ta risjellë atë në çdo bisedë dhe argument që keni, veçanërisht kur rezultati nuk duket në favor të tij.


Ai luan viktimën!
Mendoni pak: Ju ziheni me partnerin tuaj dhe pa marrë parasysh se kush ka të drejtë apo gabim, çfarë u tha apo si përfunduat, partneri juaj gjithmonë përfundon viktimë. "Nuk mund ta besoj që e ke thënë këtë" ose "Si mund të më ofendosh?" janë fraza që ai përdor, shpesh me lot, edhe kur ai e kishte fajin për sherrin. Në këtë mënyrë ai duket i pafajshëm, shmang përgjegjësinë e tij dhe ju merrni fajin.


Ai bën shaka gjatë gjithë kohës!
Kjo ka dy pjesë: Së pari, partneri ju shan, por fajin e keni ju sepse e morët seriozisht kur ai thjesht bënte shaka. Dhe në të dytën bën shaka që t'ju nënçmojnë para të tjerëve. Nëse reagoni, bëni një skenë para të tjerëve dhe prishni shoqërinë. Kjo është mënyra e tij për t'ju bërë të ndiheni keq, të dyshoni në veten tuaj./K.C/dritare.net