Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lubonja: Pse opozita bën mirë që nuk hyn në zgjedhje

Lubonja: Pse opozita bën mirë që nuk hyn në zgjedhje
Nga sot Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për të shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën, e cila kërkon të sjellë një Republikë të Re dhe i ka të gjitha shpresat tek protesta e 13 majit në Tiranë.

Për analistin dhe publicistin e Fatos Lubonja mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje nuk është fundi i botës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ai thotë se duke mos marrë pjesë në zgjedhje opozita ka mundësi të ristrukturohet.

“Nga njëra anë është mirë të kemi opozitën në zgjedhje arritjen e një dialogu, por gjithë këto marrëveshje s’na kanë sjellë ndonjë gjë, sistemi ka vazhduar kalbëzimin. Ndonjëherë mendon mos duhet ndonjë gjë më e fortë?

Pra opozitës bën mirë të rrijë jashtë dhe të ristrukturohet që nesër të sulmojë këtë qeveri të kalbur”,- thotë Lubonja.