Na ndiqni edhe në

Sport

Lilaj: Partizanit dhe Kukësit ia treguam vendin, ja pse ia lashë penalltinë Muzakës

Lilaj: Partizanit dhe Kukësit ia treguam vendin, ja pse ia lashë
Skënderbeu e nisi keq përballjen me Teutën duke pësuar një gol që në minutat e para dhe, përgjatë gjithë pjesës së parë, vendësit ishin ata që luajtën më mirë. Megjithatë, në të dytën bardhekuqtë ndryshuan marsh dhe gjithçka shkoi në favorin e tyre. Sabjen Lilaj, u shpreh në përfundim të ndeshjes se e nënvlerësuan kundërshtarin. Kjo është intervista e tij:

Çfarë ndodhi në fillim të ndeshjes?

E morëm ndeshjen shumë lehtë, edhe pse e dinim që Teuta është një kundërshtar që gjithmonë na ka hapur probleme. Duhet ta kishim nisur me një marsh tjetër. Gjithsesi, në minutat e fundit të pjesës së parë dhe në të dytën, e rritëm nivelin duke i imponuar kundërshtarit lojën tonë dhe arritëm të fitonim.

A ndikoi lodhja pas impenjimit në Europë apo mungoi motivimi?

Sigurisht që të luash në Europa Ligë dhe, më pas, të luash në kampionat ka një ritëm tjetër. Ne harxhuam shumë energji ndaj Partizanit të Beogradit, por të them të vërtetën edhe kundërshtarin e nënvlerë- suam. Mbase me mendje ishim akoma te sfida me serbët dhe ritmi ishte i ulët nga ana jonë. Por asnjë ekip i Superiores nuk duhet nënvlerësuar, pasi objektivi ynë kryesor është kampionati.

Kukësi dhe Partizani janë shprehur se nuk keni diferencë të madhe, ju si mendoni?

Më vjen mirë që mendojnë kështu dhe ishalla vazhdojnë të mendojnë të njëjtën gjë. Ne ua treguam në ndeshjet direkte si Partizanit ashtu edhe Kukësit kush jemi dhe po vazhdojmë ta tregojmë edhe me rezultatet në vijim. Nuk më intereson se çfarë mendojnë kundërshtarët, e rëndësishme është të vazhdojmë me këtë ritëm.

Keni filluar të shënoni rregullisht dhe deri tani jeni golashënuesi i skuadrës. A është ky një objektiv për ju?

Nuk e kam objektiv, pasi ndryshe nuk do t’ia lija penalltinë e dytë Muzakës. Për këtë arsye, ia lash ta gjuante ai. E rëndësishme është të fitojmë, synimi im, por edhe i ekipit është të fitojë grupi dhe pak rëndësi ka se kush shënon. E theksoj se nuk e kam këtë objektiv, por është kënaqësi sa herë që shënon, do përpiqem të realizoj më shpesh./D.M/Dritare.net