Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Letër psikologes/ Nëna ka kaluar në depresion për shkak të humbjes së punës!

Letër psikologes/ Nëna ka kaluar në depresion për shkak

Përshëndetje Psikologe Enertila

Nëna ime ka nevojë për ndihmë, nuk ka kaluar një ditë që ajo të mos ketë qarë. Ajo ka humbur vendin e saj të punës për shkak të situatës të Covid -19. Nëna ime tani është duke përjetuar stres. Si mund ta ndihmojë më së miri nënën time e ndodhur në këtë situatë. Ju falënderoj!

Psikologia Enertila Bekteshi përgjigjet!

Përshëndetje lexuesi ynë. Keni të drejtë që nëna juaj ka një periudhë të vështirë si rezultat i pandemisë. Humbja e të ardhurave mund të jetë jashtëzakonisht shqetësuese. Por unë dyshoj se gjendja e saj aktuale shkon përtej asaj që ju e quani stres. Lotët dhe nervozizmi i saj i përditshëm janë shenja të zakonshme të depresionit klinik. Depresioni mund të bëjë një marrëdhënie sfiduese . Kjo sepse njerëzit që janë në depresion mund të veprojnë në mënyra që nuk do të vepronin ndryshe ata mund të bëhen më reaktivë, të shpërqendruar, të padurueshëm dhe të zemëruar ata mund të lëndohen më lehtë nga një koment i padëmshëm, ata mund ta shohin botën përmes një lente më të shtrembëruar. Kjo mund të jetë e vështirë për fëmijët e prindërve në depresion. Një fëmijë në kushtet tuaja do të jetë tepër i kujdesshëm rreth atij prindi, për t'u siguruar që asgjë nuk është thënë ose bërë për ta mërzitur atë. Kjo është ajo që duket se po ndodh tani midis jush dhe nënës suaj. Ju keni marrë një rol kujdestarie, shumë të rëndësishëm për nënën tuaj,por edhe një terapist nëse do të kishit mundësi do t'ju ndihmojë të shihni të kaluarën e nënë tuaj duke ju ndihmuar të kuptoni se çfarë po kaloni jo vetëm në lidhje me marrëdhënien tuaj me nënën tuaj dhe shqetësimin tuaj për të, por gjithashtu edhe si ju ka ndikuar pandemia ndoshta në depresionin e krijuar të nënës tuaj. Shpresojë shumë të kem sugjeruar diçka për të cilën ju keni nevojë e të mund t'u kem ndihmuar drejtë. Gjithë të mirat!/dritare.net