Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

E reja i shkruan psikologes: Po më mbyt puna në institucion!

E reja i shkruan psikologes: Po më mbyt puna në institucion!

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila

Unë që ju drejtohem jam një vajzë e cila punoj në një institucion. Puna nuk më lodh shumë por kam disa kohë që kam vështirësi në marrje vendimesh dhe kam një mbingarkesë mendore. Mundohem të qetësohem por përsëri nuk arrij ta menaxhoj lodhjen mendore. Ju lutem ç’mund të më thoni ju për situatën që ndodhem? Faleminderit!

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet

Përshëndetje Lexues të Dritare.net

Lodhja e vendimeve është e krahasueshme me lodhjen fizike dhe mund të jetë baza e sjelljeve të stresit. Shenja më e dukshme e lodhjes së vendimeve është paaftësia për të reflektuar dhe vlerësuar opsionet e disponueshme, duke zgjedhur automatikisht me një qëndrim pasiv. Ndjenja e lodhjes dhe e mbingarkesës mund të çojë në shtyrjen edhe të detyrave shumë të thjeshta. Lodhja e vendimmarrjes mund të çojë në një gjendje mjegullimi mendor dhe mungesë qartësie, dhe në të njëjtën kohë në një paaftësi për të menaxhuar emocionet, me një rritje të zhgënjimit dhe nervozizmit edhe përballë shqetësimeve të vogla.

Stresi i shkaktuar nga lodhja e vendimeve mund të shfaqet edhe fizikisht . Me kalimin e ditës, njeriu bëhet gjithnjë e më i paaftë për t'i rezistuar tundimeve dhe për të bërë zgjedhje të informuara, ndërsa në mëngjes është më i kthjellët dhe më i drejtë moralisht. Mungesa e gjumit dhe lodhja fizike ulin fleksibilitetin mendor, kreativitetin, kujtesën dhe përqendrimin, të cilat ndikojnë në gjykimin dhe rrisin gjasat për të përjetuar lodhje në vendime.

Stresi rrit ngarkesën njohëse dhe e bën vendimmarrjen edhe më të vështirë, duke krijuar një rreth vicioz zgjedhjesh të këqija dhe nivele të larta të stresit. Lodhja e vendimeve mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shumë fusha të jetës, duke çuar në pasoja negative. Të gjithë mund të vuajmë nga lodhja e vendimeve në një moment të jetës sonë. Ndaj, në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë unë do t’ju sugjeroja si fillim të organizoni ditën tuaj.

Sigurohuni që të përballeni me ngarkesën më të rëndësishme të vendimmarrjes në mëngjes, kur burimet tuaja mendore janë më të mëdha, dhe shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme në fund të ditës . Bëni një rutinë, zakonet e përditshme lehtësojnë sasinë e vendimeve që duhet të merrni brenda një dite. Kufizoni shpërqendrimet e dashur lexuesja jonë. është e rëndësishme të analizojmë të gjitha vendimet që duhet të marrim.

Pasi të kemi qartësi për vendimet nga të cilat nuk mund t'u shpëtojmë, duhet t'u japim përparësi atyre bazuar në rëndësinë dhe ndikimin e tyre të mundshëm, në mënyrë që të mund të ndajmë kohën e duhur për vendimet më të rëndësishme.

E dashur lexuesja jonë menaxhoni emocionet në këtë mënyrë, mund të parandalohet frika për të bërë gabime dhe prirja drejt perfeksionizmit të pengojnë zgjedhjet tona ose të na paralizojnë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë në situatën tuaj. Gjithë të mirat ! /dritare.net