
Sallatë me kuinoa dhe fruta pylli, për një mëngjes të shëndetshëm!
E Enjte 28 Dhjetor 2023, 09:09
Dritare.net

Receta e rekomanduar për sot është sallatë me kuinoa dhe fruta pylli. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe është mjaft e shijshme.
Përbërësit:
· 1 filxhan kuinoa e papjekur
· 1 ½ filxhan luleshtrydhe
· 1 filxhan manaferra
· 1 filxhan boronica
· 1 filxhan mango
· ¼ filxhan mjaltë
· 2 lugë lëng limoni
· 1 lugë gjelle borzilok
Përgatitja:
Fillimisht shpëlani dhe përgatisni kuinoan sipas udhëzimeve. Lëreni kuinoan të ftohet dhe më pas në një enë, shtoni kuinoa, luleshtrydhe, boronica dhe mango.
Për shurupin, një tas përzieni mjaltë dhe lëng limoni. Hidheni shurupin mbi sallatën e frutave dhe shtoni borzilok të freskët. Ju bëftë mirë./M.K-dritare.net

















