Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta e mëngjesit/ Tost me vezë të skuqura dhe avokado!

Receta e mëngjesit/ Tost me vezë të skuqura dhe avokado!

Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm është tost me vezë të skuqura dhe avokado. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe është mjaft e shijshme, për të gjithë personat që nuk kanë mjaftueshëm kohë teksa përgatiten për punë.

Përbërësit:

· 2 vezë

· 2 feta bukë integrale

· 1 avokado

· 1 lugë çaji lëng lime

· Kripë,

· Piper i zi

· Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni tostin dhe nga ana tjetër skuqni vezët sipas preferencës. Më pas qëroni avokadon dhe bëjeni pure me lëng lime, ku do të shtoni kripë dhe piper.

Pasi t’i keni gati të gjithë përbërësit, përhapni avokadon mbi çdo fetë tosti dhe shtoni vezët e skuqura sipër. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net