
Receta e mëngjesit, bukë e shpejtë me proshutë dhe parmixhano!
Dritare.net

Receta e rekomanduar për mëngjes bukë me proshutë dhe parmixhano. Kjo recetë gatuhet shpejt dhe është ideale për një vakt t bollshëm dhe mjaft i shëndetshëm.
Përbërësit:
· 3 lugë gjelle qepë
· Gjalpë pa kripë
· 1/2 filxhan dhallë
· ½ filxhan djathë parmixhano
· 4 feta proshutë
· 1 filxhan djathë Cheddar
· 1 1/2 filxhan miell
· 2 lugë pluhur pjekje
· 2 vezë
· 1/2 lugë piper i zi
· 1/2 lugë kripë
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 175 gradë, më pas në një tas përzieni miellin, pluhurin për pjekje, kripën dhe piperin së bashku. Në këtë përbërje shtoni vezët dhe gjalpin për tu kombinuar. Mbusheni me djathrat, proshutën dhe qepën dhe më pas vendosini në tavën e përgatitur. Spërkatni sipër me pak piper.
Lërini në një tavë për rreth 40 minuta derisa të marrë ngjyrë kafe. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!/ M.K-dritare.net

















