Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjn për Specialen
Monday 5 October 2026, 11:11
Dritare.net

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Është votuar me 91 vota për në lexim të parë Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen.
Në votim nuk ka marrë pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së. Nga PDK-ja që e ka iniciuar nismën për ndryshim të Ligjit, kanë thënë se presin që ai të miratohet të hënën në të dyja leximet.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pas miratimit të projektligjit, partia e tij është e gatshme për marrëveshje me Vetëvendosjen për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja. Afati i fundit për zgjedhje të presidentit është 6 tetori./K.C/dritare.net