Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kujtim Gjuzi: Ja arsyet pse duhet shkarkuar presidenti Meta!

Kujtim Gjuzi: Ja arsyet pse duhet shkarkuar presidenti Meta!
Gjatë fjalës së tij, në foltoren e Kuvendit, deputeti konservator, Kujtim Gjuzi ka listuar arsyet se përse duhet të shkarkohet kreu i shtetit, Ilir Meta.

“Ilir Meta pse duhet shkarkuar?

-Ilir Meta duhet shkarkuar se ka përgjegjësi për thesarin e Kërrabës.

-Ilir Meta ka përgjegjësi për grabitjen e mandateve në vitin 2001 me dushkun e famshëm.

-Ilir Meta ka përgjegjësi se me 2 dhjetor 2001 ka patur dijeni për një grup kriminal që ka ardhur të vrasë Zef Bushatin në Shëngjin të Lezhës.

-Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka pas ndikim në Nikël derisa erdhën në parlament deputetë të tjerë të opozitës.

-Ilir Meta duhet shkarkuar  se ne 2017 ka marr pjesë në fushatë zgjedhore.

-Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka cenuar me dy data zgjedhjesh, dhe ka çorientuar shqiptarët. 85% e shqiptarëve nuk kanë ditë se çfarë thotë Presidenti e gjeneral Gedafi, nuk do desha kurrë të kishte edhe ai fatin e Gedafit të Libisë.

-Ne njohim datën e presidentit, por jo presidentin. Ju duhet ta kishit shkarkuar atë, pa ardhur te kjo akoma. Ju duhet të thoni na falni ju shqiptarë që zgjodhëm Ilir Metën.”,- tha Gjuzi./K.C/dritare.net