Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje të izoluara në zonat malore
Thursday 17 September 2026, 08:08
Dritare.net

Shqipëria do të karakterizohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit, gjatë mesditës dhe pasdites do të shfaqen vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore. Në këto territore mund të ketë edhe reshje të izoluara dhe të dobëta shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina mund të arrijë deri në 12 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.
Në përgjithësi, dita pritet të jetë e qetë dhe me kushte të favorshme atmosferike në pjesën më të madhe të Shqipërisë./L.F-dritare.net