Na ndiqni edhe në

Kronikë

Të arrestuar nga SPAK, biznesmeni dhe ish-zv.ministri shihen të buzëqeshur në sallën e gjyqit!

Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi u arrestuan ditën e djeshme me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Në sallën e gjyqit, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministi i Shëndetësisë shihen të qetë dhe të relaksuar teksa prisnin vendimin nga GJKKO lidhur me masën e sigurisë.

Të arrestuar nga SPAK, biznesmeni dhe ish-zv.ministri shihen të

Nga ana tjetër Klodian Rrjepaj shihet me krahët hapur, ulur në karrige duke qeshur.

Lidhur me masën e sigurisë për dy të arrestuarit dhe 6 zyrtarët e tjerë të Shëndetësisë kujtojmë se GJKKO u tërhoq për vendim, ndërsa avokatët kërkuan një masë më të butë sigurie./ M.K-dritare.net