Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kosovë/ VV-LDK i mban peng posti i Presidentit, kuvendi mblidhte me 24 dhjetor

Kosovë/ VV-LDK i mban peng posti i Presidentit, kuvendi mblidhte me 24

Në Kosovë, Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk janë dakordësuar për koalicionin qeverisës.

Takimi i së mërkurës mes liderve, Albin Kurti dhe Isa Mustafa ka përfunduar pa një marrëveshje, ndërsa të dy kanë deklaruar se janë dakordësuar vetëm për të shtuar bisedimet, në mënyrë që koalicioni të arrihet sa më shpejtë.

Dy muaj pas zgjedhjeve, të dy partitë po i mban peng posti i Presidenti, për të cilin LDK kërkon që të futet në bisedime ndërsa këtë gjë e refuzon partia e parë Vetëvendosje.

Gjithsesi, sipas ligjit të Kosovës, kuvendi duhet të konstituohet edhe pa rënë dakord për një koalicion qeverisës.

Presidenti Hashim Thaçi, ka thirrur kuvendin për konstituim me datën 24 dhjetor, ditë kjo që duhet të zgjidhet e kreu i kuvendit.

Sipas ligjeve atje, kreu i kuvendit i takon ekskluzivisht partisë fituese, ndërsa VV kishte thënë më herët se në rast koalicioni me LDK, posti i kryeparlamentarit do i jepet LDK,përkatësisht Vjosa Osmanit./ I.M-Dritare.net