
Kosovë/ Besa Baftiu dhe Donika Kadaj të VV, çohen në paraburgim. Albulena Haxhiu niset për në spital
Dritare.net

Ndërkohë, në hollin e Kuvendit ka pasur një përplasje mes policisë dhe deputetëve të opozitës. Deputetja Albulena Haxhiu është lënduar gjatë këtij konfrontimi dhe është dërguar me urgjencë në QKUK.
Në një deklaratë VV ka thënë se deputetët e opozitës filluan t’i nxjerrin me dhunë nga salla e Kuvendit dhe
janë duke u dërguar në paraburgim.
Pak më herët, deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismajli, është nxjerrë me forcë nga Kuvendi i Kosovës. Edhe jashtë Kuvendit ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, të cilët janë larguar me forcë.
Deputetët e opozitës, pas përjashtimit nga Kuvendi, ata janë nxjerrë me forcë jashtë saj, ndërsa deputetet Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dërguar në paraburgim, ka bërë të ditur Vetëvendosja përmes një postimi në Facebook.

















