Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Varianti Delta kërcënues në Kosovë, 24 qytetarë humbin jetën!

Varianti Delta kërcënues në Kosovë, 24 qytetarë humbin

Infektimet nga kovid vijojnë të jenë kërcënues në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me jetën, 24 qytetarë, ndërkohë që janë konfirmuar pozitiv nga virusi 357 persona.

Duke qenë se Kosova është duke u përballur me një valë të re të kovid, u pa e nevojshme që në vend të vendoseshin masa të reja shtrënguese për të mbajtur situatën nën kontroll. Ndërkohë për shkak të rritjes së vazhdueshme të viktimave dhe rasteve të reja, si hipotezë u hodh edhe mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në ven, megjithatë një gjë e tillë nuk do të realizohet siç raportoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani./M.T/dritare.net