
Kurti u shpreh pro bashkimit me Shqipërinë, kryeministrja e Serbisë paralajmëron trazira
Dritare.net
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić paralajmëroi trazira të mëdha në përgjigje të deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për bashkim kombëtar me Shqipërinë.
"Ajo deklaratë është vetëm një gur tjetër në minimin e themeleve të stabilitetit rajonal dhe sigurisë rajonale. Ajo deklaratë mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin. Politika e Albin Kurtit është e qartë, të cilën ai duket se nuk e fsheh. Ajo që është më shumë shqetësuese është mungesa e reagimeve të komunitetit ndërkombëtar”, tha kryeministrja e Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nëse do të kishte referendum për bashkim kombëtar me Shqipërinë, ai do të votonte pro.
“Nëse do të kishte dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim kombëtar. Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kishte në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike. Nuk do ta përjashtoja mundësinë, megjithatë mendoj se për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mënyra më e shpejt dhe më e mirë përpara në të ardhmen është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE”, ka thënë Kurti në një intervistë për Radion Monocle./L.F-dritare.net

















