Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Konferenca Ndërqeveritare në Luksemburg/ Marta Kos: Shqipëria mund të hyjë në BE para vitit 2030

Konferenca Ndërqeveritare në Luksemburg/ Marta Kos: Shqipëria


Komisionerja europiane Marta Kos vlerëson se Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian përpara vitit 2030, nëse ruan ritmin aktual të negociatave. Gjatë një deklarate për procesin e integrimit, Kos theksoi se dinamika pozitive e deritanishme krijon mundësi për përshpejtimin e anëtarësimit, ndërsa sqaroi se është ende herët për të përcaktuar se kur do të japin efekt masat e reja të BE-së. Sipas saj, perspektiva do të bëhet më e qartë sa më shumë të afrohet mbyllja e negociatave.

“Këtë nuk e di. Do të mund t’i përgjigjem pyetjes suaj pak më vonë, sa më pranë të shkojmë pranë mbylljes së negociatave. Ajo që shohim tashmë është një shtysë, nxitje për vendet që duan të arrijnë anëtarësimin. Nëse dinamikat do të jenë po kaq pozitive sa sot, anëtarësimi përpara 2030 do të ishte i mundur”, tha Kos./K.C/dritare.net