Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE-në, Rama: Kemi ende një rrugë të gjatë përpara

Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE-në, Rama: Kemi ende

Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Presidencës irlandeze, komisioneres europiane Marta Kos dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian në rrugën e integrimit të Shqipërisë. Gjatë konferencës ndërqeveritare, Rama theksoi se, pavarësisht sfidave që mbeten, Shqipëria është e përgatitur të vijojë përpara, ndërsa shprehu shpresën për përparim të mëtejshëm deri në samitin e ardhshëm të Planit të Rritjes, që do të zhvillohet së bashku me Forumin e Investimeve në Tiranë.

“Falënderime për Presidencën irlandeze dhe për Martën dhe ekipin e saj. Së fundmi, në radhë, por jo nga rëndësia, falënderoj të gjitha vendet anëtare për besimin, mbështetjen dhe angazhimin gjatë gjithë procesit.

Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë, por jemi të përgatitur për t’ia dalë. Pres me padurim që të mbahet samiti i ardhshëm i Planit të Rritjes, së bashku me Forumin e Investimeve në Tiranë. Deri atëherë, jam plot shpresë se do të kemi bërë edhe më shumë progress”, tha Rama./K.C/dritare.net