Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin e PS për hartën e re territoriale!

Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin e PS për

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim propozimin e Partisë Socialiste për hartën e re territoriale të vendit.

Projektligji mori 8 vota pro dhe 5 kundër, ndërsa anëtarët e komisionit kanë marrë një pushim prej 30 minutash. Pas rikthimit, pritet të vijojë votimi nen për nen dhe më pas në tërësi i projektligjit.

Nëse merr miratimin përfundimtar në Komisionin e Ligjeve, harta e re territoriale do të kalojë për votim në seancën plenare të 8 tetorit. Për miratimin e saj në Kuvend nevojiten 84 vota, ose 3/5 e numrit të deputetëve./K.C/dritare.net