
Klaudia dhe Albi Nako të ndarë? Nëna dhe motra e balerinës zbulojnë të vërtetën
Dritare.net

Sot, balerina shqiptare ka hapur edhe një akademi kërcimi me emrin e saj, në të cilën ushtrohen në balet fëmijë e të rinj, nën kujdesin e Klaudias. Të gjitha këto merita e suksese paskan pasur sekretin ne gjene - familjen e Klaudia Pepës. Shpeshherë edhe në rrjetet sociale, Klaudia tregon pikën e dobët të saj – familjen.
Këtë pasdite, Lume dhe Pamela Pepa, e ëma dhe motra e Klaudias, kanë qenë të ftuara në programin “Rudina” në Tv Klan dhe kanë rrëfyer më shumë për talentet dhe sukseset e tyre në vite. E ëma e Klaudias, Lume Pepa, është kampione e qitjes dhe numëron plot 85 gara në të cilat ajo ka marrë vendin e parë. Po kështu, edhe Pamela, motra e vogël, studion në vitin e fundit në Liceun Artistik për kanto. Pamela është një mezosoprano shumë e talentuar, madje edhe e guximshme. Këtë shtator, ajo do të fillojë përgatitjet për të realizuat një koncert recital në Tiranë.
Të gjitha këto suksese të familjes, Lume Pepa i përjeton me shumë emocion. Natyrisht, të dyja vajzat e kanë bërë krenare me arritjet e tyre në vite, por Klaudia ka qenë gjithmonë krenaria e saj, ndaj edhe sapo fillon të flasë për të, e ka të vështirë t’i mbaje lotët.
Duke rrëfyer për vajzën e madhe, zonja Pepa tregon se Klaudia është privuar nga lojërat e fëmijërisë, ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj. Hyrja në balet qysh në moshën 5-vjeçare e vulosi një herë e përgjithmonë talentin dhe pasionin e saj për baletin, ndaj edhe çdo përpjekje tjetër për ta shkëputur ishte e kotë: “Vullneti që ka Klaudia është i jashtëzakonshëm, ka një forcë të brendshme të të arriturit të gjërave. Sapo arrin një gjë, kërkon edhe një tjetër. Duhet të bëj edhe këtë, edhe atë, është forca e brendshme që e nxit për të arritur gjithmonë e më shumë, është vajzë shumë punëtore.…” – rrëfen Lume Pepa për të bijën.
Ndërsa Pamela ka një armë tjetër të fortë – zërin, të cilin, siç thotë ajo, e ka të trashëguar nga i ati që ka kënduar para shumë vitesh: “Zërin them se e kam trashëguar nga babi…” – tregon Pamela për “Rudina”, si për të ndarë pozicionet në familjen e saj.
Si për Klaudian, edhe për të, e ëma përlotet ndërsa e dëgjon të flasë me përkushtim për pasionin për muzikën: “Kështu më ndodh edhe me Klaudian. Sa herë e shoh atë të kërcejë, unë qaj…” – thotë Lumja mes lotësh. Të gjithë nënat e dinë: ku ka më bukur se të jesh krenar për fëmijët: “Është kënaqësi e çdo prindi, të shohë fëmijën të realizuar në ëndrrat dhe dëshirat e veta…” – thotë nëna e dy vajzave, me të cilat është ndier gjithmoën krenare.
Po ashtu nëna e Klaudias ka zbuluar se çifti janë bashkë, por lidhjen e mbajnë në distancë.

















