Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kjo pemë artificiale, do të shpëtojë botën nga ndotja e mjedisit!

Kjo pemë artificiale, do të shpëtojë botën nga ndotja e
Ndotja e ajrit është një problem serioz që prek shumë qytete në të gjithë botën, dhe për njerëzit që jetojnë në vende me cilësi të dobët të ajrit, jeta mund të jetë me goxha probleme. Si pasojë mbi 8 milion vdekje janë shënuar çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Për të ndihmuar në këtë aspekt, një grup shkencëtarësh kanë shpikur një pemë artificiale që shndërron ndotësit në oksigjen të pastër. Kjo risi mund të jetë një pikënisje e mirë ndaj luftës së vazhdueshme kundër ajrit të ndotur.

Të motivuar nga situata kritike e ajrit të ndotur në Mexico City, një ekip inxhinierësh, studiuesish dhe biologësh bashkuan forcat për të krijuar një pemë artificiale.

Pema robotike e pastrimit të ajrit e quajtur BioUrban përdor një sistem filtrimi të mikroalgave për të thithur ajrin e ndotur dhe për të prodhuar ajër të pastër. Frymëzuar nga vetë thelbi i natyrës, BioUrban bazohet në parimin e fotosintezës.

Për më tepër, pemët BioUrban nuk kanë ndikim negativ, pasi ato nuk prodhojnë mbeturina apo ndotje në natyrë./L.F-dritare.net