Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kërcënime me bombë në disa institucione në vend. Reagon policia

Mëngjesin e sotëm, disa institucione në qytete të ndryshme të vendit kanë marrë në adresat e tyre elektronike një e-mail kërcënues, me përmbajtje terroriste, ku pretendohej se në ambientet e tyre ishte vendosur një bombë.

Pas marrjes së njoftimit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur menjëherë verifikimet dhe kontrollet në institucionet e përfshira në kërcënim.

Sipas Policisë, nga kontrollet e kryera deri tani nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.

Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar kërcënimet.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, duke theksuar se nuk ka vend për panik.

“Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive”, thuhet në njoftimin e Policisë./K.C/dritare.net