
Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, 27 gusht. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira të pakta dhe kalimtare priten kryesisht në zonat malore në lindje të vendit.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 16 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë.
Në disa parashikime raportohet mundësi për vranësira më të theksuara dhe reshje të dobëta lokale, madje edhe shtrëngata të shkurtra në zona të caktuara, ndaj moti mund të jetë disi i ndryshueshëm në pjesë të territorit.
Në përgjithësi, dita e enjte pritet të mbetet e ngrohtë dhe kryesisht e kthjellët, me temperaturat më të larta në zonat e ulëta dhe bregdetare./K.C/dritare.net