Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kërceni sa më shumë! Ja përfitimet që keni në shëndet!

Kërceni sa më shumë! Ja përfitimet që keni në
Nuk e dimë nëse e keni vënë re, po sa herë dëgjojmë muzikë ose kërcejmë, duket sikur të gjithë problemet largohen. Ju duhet të dini që përfitimet shëndetësore që keni nga kërcimi janë shumë të mëdha, për shëndetin tonë, si emocional ashtu dhe fizik.

Për shembull, nga kërcimi ju përfitoni njësoj sikur të bënit stërvitje kardio, duke përmirësuar kështu sistemin kardiovaskular, informon dritare.net

Gjithashtu, përmirëson dhe forcon ekuilibrin tuaj,  rrit performancën duke përforcuar kujtesën dhe aftësitë siç është planifikimi dhe organizimi.

Kërcimi sfidon trurin tuaj. Për të kërcyer truri është i përqendruar në ndryshimet e vazhdueshme që ju do të bëni me lëvizjet, informon dritare.net.  Kjo është një mënyrë e shkëlqyer e stërvitjes mendore, pavarësisht moshës që keni.

Po ashtu, kërcimi përmirëson gjendjen tuaj emocionale. Lëvizjet e kërcimit janë jashtëzakonisht  ekspresive, të cilat siç e thanë në fillim të artikullit ju bën të largoni stresin, të zvogëloni simptomat e ankthit dhe depresionit dhe ndihmon në rritjen e vetëbesimit./E.B-dritare.net