KAS lë në fundi vendimin e UEFA, Skënderbeu 10 vjet pezullim nga Kupat e Europës
E Premte 12 Korrik 2019, 13:01
Dritare.net
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka dhënë vendimin përfundimtar, duke refuzuar apelimin e klubit të Skënderbeut. Kjo do të thotë që KAS lë në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA për klubin korçar, i cili e ka dënuar me 29 mars të 2018 me 10 vjet pezullim nga Kupat e Europës si dhe një gjobë prej 1 milion euro./E.B-dritare.net