Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja pse Shaqiri nuk do ti bashkohet Kombëtares së Kosovës!

Ja pse Shaqiri nuk do ti bashkohet Kombëtares së Kosovës!

Redaktori i futbollit në Blick.ch, Andreas Boni ka shkruar një koment për Xherdan Shaqrin dhe për mundësin që ai të largohet nga Kombëtarja e Zvicrës për të kaluar te Kombëtarja e Kosovës.

Shaqiri gjatë një interviste dje kishte thënë se nuk e di se çfarë do të bëjë pas Euro 2016, pasi nuk do të dinte si t’i përgjigjej përzgjedhësit të Kosovës,  Albert Bunjaku, nëse ai i thotë se do të jetë kapiten i Kosovës.

Por, Andreas Boni tha se nuk duhet të brengosen, pasi ky është vetëm një presion i Shaqirit për përzgjedhësin Vladimir Petkovic.

“Petkovic ka tre kapitenë, Lichsteiner, Behrami dhe Xhaka. Por, Shaqiri është i zhgënjyer sepse është mbrapa Xhakës. Ai luan para Xhakës në Kombëtare dhe ka më shumë paraqitje”, ka shkruar Boni.

“Tani Shaqiri dëshiron të ketë më shumë ndikim në skuadër. Shiriti i kapitenit për të do të thotë që po i njihen meritat dhe është krenari. Ai ka luajtur shumë ndeshje për Zvicrën dhe dëshiron përgjegjësi”.