Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-burri e akuzoi se nxori fëmijët në shitje, gruaja: Ja e vërteta!

Ish-burri e akuzoi se nxori fëmijët në shitje, gruaja: Ja e
Një denoncim i një burri dhe një status në facebook ku një grua ka nxjerrë fëmijët e saj në shitje, u shpërnda me shpejtësi në rrjet ditën e sotme.

Sipas zotërisë, ish e shoqja me inicialet E.R e cila tanimë jeton në Greqi. e kishte tradhtuar dhe ai pranon që e ka rrahur kur ka zbuluar se ajo ishte shtatzënë me dashnorin, siç e quan ai, por, shton se ish-gruaja ka nxjerrë fëmijët në shitje.

Por në një reagim për JOQ.al gruaja hedh poshtë të gjitha akuzat e burrit, dhe deklaron gjithashtu se burri e ka dhunuar atë.

“Unë kam ardhur në Greqi pasi kam marrë urdhër mbrojtës ngaqë ish-burri më ka dhunuar dhe kam qenë në një qendër për dhunën në familje, mund të shikoni edhe fjalët e psikologes. Në Greqi po marr letër si azilkërkuese. S’jam unë ajo që i ka dërguar ato mesazhe atij, ai ka trilluar çdo gjë.”,-ka deklaruar gruaja./ I.M-Dritare.net