Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilda Bejleri: Nuk ishte aksident, por skemë

Ilda Bejleri: Nuk ishte aksident, por skemë
Një aksident me pasojë plagosjen e një 64-vjeçareje ka ndodhur ditën e sotme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë. Zonja e aksidentuar ndodhet në Spitalin e Traumës.

Dritare.net raportoi se gruaja me iniciale E.Gj u përplas nga makina e gazetares Ilda Bejleri. Më pas dritare.net pyeti gazetaren për aksidentin në fjalë dhe ajo tha: “Nuk është e vërtetë, nuk kam bërë aksident.”

Ndërsa në prononcimin për dosja.al, Bejleri shprehet: “Një zonjë u rrëzua pranë makinës time. Ndalova për të parë se çfarë kishte dhe pashë që nuk e kisha prekur fare. Është inskenim, ajo nuk pati asnjë kontakt me mua. Ndalova pak dhe më pas u largova.”

Dritare.net pyeti dhe gruan e aksidentuar dhe ajo u shpreh se gazetarja e hodhi dy metra tuje dhe nuk ndaloi as ta shohë.

Ndërkohë në njoftimin për ngjarjen, policia nuk jep targën e mjetit dhe asnjë detaj për makinën që aksidentoi zonjën, duke thënë se është në kërkim të autorit./K.C/dritare.net