
Ilda Bejleri aksidenton rëndë 64-vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja
E Mërkurë 12 Shkurt 2020, 18:06
Dritare.net

64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY.
Automjeti "X5" i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.
Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes. Dhjetëra automjete kanë ndaluar pas saj duke ndihmuar zonjën e aksidentuar rëndë.
Mësohet që 64-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës. Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë./dritare.net

















