Na ndiqni edhe në

Modë

I shkruaj të dashurit nga një profil fallco

I shkruaj të dashurit nga një profil fallco
Niki të lutem më duhet ndihma jote.

Unë jam 27 vjeçe por sillem si adoleshente. Kam disa javë që flas me të dashurin tim nga një profil fallco Instagrami ( kuptohet kam vënë foto shumë sexy të një vajze që nuk e njoh, e me siguri nuk është shqiptare, se vjen si latine). Unë e kuptoj se çdo mashkull do tundohej e do i përgjigjej, pasi i shkruajta vet e para, por përse ai nuk i thotë menjëherë që është në një marrëdhënie. Pse dreqin duhet të flirtojë???  Tashmë kam filluar t’i nxehem pa arsye, ose të mos i përgjigjem mesazheve kur ai më shkruan, d.m.th mua të dashurës së vërtetë jo asaj latines që ai po vdes ta takoj.

E dashur  lexuesja ime që nga nervat ke harruar të më shkruash edhe emrin.

Fillimisht po të them se e kam lexuar mesazhin me buzëqeshje. Të gjithë jemi adoleshentë në dashuri, pavarësisht sa vjeç jemi. Tani me qetësi vendose veten në vendin e të dashurit tënd. Ty të shkruan një ezmer spanjoll, me ca muskuj që ç’të të them, duke të folur sesa bukur është në Palma de Mallorca, ku jeton ai. Ti nuk do të ishe kurioze thjesht të bisedoje me të edhe pse je e dashuruar me partnerin tënd. Fundja bukurosh, spanjoll, bisedë interesante.

Jemi gjithmonë të prirur ndaj të resë, kështu që nëse nuk e merr me zbavitje provokimin që e nise vet, të sugjeroj ta mbyllësh sa më shpejt profilin fallco./Dritare.net

Niki

Më shkruaj: [email protected]