Na ndiqni edhe në

Arkiv

Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se tradita “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”, vazhdon

Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se tradita “Shtëpia e

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit zhvilloi Samitin Ndërkombëtar të Turizmit “Për Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, ku morën pjesë Ministrat e Turizmit të Italisë, Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit, ambasadorët e vendeve tona, operatorë turistik të këtyre vendeve dhe vendit tonë, mbi 200 pjesëmarrës. Ky Samit zhvillohet për të prezantuar solidaritetin e treguar nga hotelierët shqiptarë, të cilët hapën dyert për të dëmtuarit nga tërmeti më 26 nëntor, por dhe për të treguar, se Shqipëria dhe rajoni i Durrësit posacërisht, duhet të jetë një destinacion i qëndrueshëm turistik.

“Në orët e para pas tërmetit në peshën e nevojës urgjente për sitemimin e mijëra njerëzve Kryeministri Edi Rama, i cili nuk pati profecinë e provës, por besimin në panoramën e qartë të kapaciteteve të agjencive tona turistike kur më porositi dhe bisedoja me strukturat akonoduese për të pasur mundësinë që të sistemojmë qytetarët e vendit tonë. Vetëm në pak kohë industria e turizmit, ata hapën dyert për të dhënë një kontribut unik të pandodhur kurrkund në botë dhe që ne duam ta ndajmë sot me ju”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Industria e Turizmit pranoi të shërbente si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në menaxhimin e krizave humanitare. Në këtë kauz solidariteti u bashkouan dhe shtetet fqinje dhe jo vetë, organizma ndërkombëtar dhe humanitarë. Kjo ngjarje dëshmoi se industria e turizmit është industri e konsoliduar. “Me rritjen dyshifrore me 3 milion turist e kemi gjetur në 2013, 5.6 milion ishin në 2018, 6.5 milion turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 2019 dhe me stimën e qartë për të shkuar në 10 milionë turistnë në vijat e para të dekadës së re. Ne jemi këtu për t’u bërë së bashku me kolegët tanë politika të caktuara për të mbështetur këtë ekonomi e për të përshëndetur atë punë të madhe që kanë bërë hotelierët dhe komuniteti i biznesit privat kudo në vendin tonë. Falë vizitonit dhe mbështetjes me politika qeverisëse Kryeministri Rama Shqipëria tashmë është e orientuar qartë dhe mirë drejt zhvillimit të turizmit, me qëllim të qartë të rritjes jo vetëm të numrave hyrës në kufi por mbi të gjitha të zhvillimit të destinacionit të qëndrueshëm turistik European”, tha Klosi. Saimitin e përshëndeti dhe Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit. “UNWTO uron Kryeministrin Rama dhe Ministrin Klosi për organizimin e suksesshëm të kësaj konference, veçanërisht duke pasur parasysh ngjarjet e fundit tragjike që goditën Shqipërinë. Herë pas here, turizmi ka provuar veten si një shtyllë e rezistencës dhe një shtysë e rimëkëmbjes ekonomike, dhe UNWTO mirëpret vendosmërinë e qartë të Shqipërisë për të shfrytëzuar fuqinë e sektorit për të ndihmuar vendin të rikuperohet nga tërmeti i fundit dhe të fillojë të mirëpresë vizitorët nga e gjithë bota edhe njehere." Deklaroi Mr. Zhu Shanzhong, Drejtor Ekzekutiv, UNWTO.

……………………………………………………………………

Fjala e Ministrit Klosi

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut” – ky është një nen i Kanunit. Tradita, thuhet në libra studuesish, është edhe më hershme se vetë kanuni, ku si variant më i lashtë mëtohet të ketë qënë:

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e shtegtarit”.

Ky shtegtar që gjen derën e hapur dhe sofrën e shtruar të shqiptarit, është pritur, trajtuar dhe kuptuar si miku i shtëpisë, asaj shtëpie që ka patur gjithmonë një dhomë të posacme, ndërtuar dhe kompletuar si oda e miqve.

Nuk është as legjendë, as rrëfënjë dhe as tregim i mesjetës.

Eshtë traditë, besim, identitet kombëtar dhe mënyrë të jetuari!!!

Me derën e hapur të mikritësve,

Nga Saranda e Prizreni Vlora, Prishtina, Shkodra e Struga, Lezha, Tirana, Korca, Kavaja, Pogradeci, Përmeti e Berati u hapën dyert dhe strehuan në sofrën e madhe shqiptare Ashtu sic kanuni e përcakton mijëra qytetarë në ditën e tyremë të keqe. Ne e jetuam këtë gjë, ne e përjetuam traditën, ne pamë me sytë tanë e me detyrën për t’ja treguar brezave atë të cilën në 24 orë 6 mijë qytetarë ashtu si zakoni e përcakton dhe kanuni e sanksionon u mirëpritën pa asnjë incident pa as më të voglin incident pa lidhur asnjë kontrat paditur se nga vijnë pa ditur se kush janë. Hotelierët shqiptarë, shqiptarët pritën vëllezërit e tyre. Kjo është dera e hapur e industrisë së turizmit shqiptarë. Në orët e para pas tërmetit në peshën e nevojës urgjente për sitemimin e mijëra njerëzve Kryeministri Edi Rama, i cili nuk pati profecinë e provës, por besimin në panoramën e qartë të kapaciteteve të agjencive tona turistike kur më porositi dhe bisedoja me strukturat akonoduese për të pasur mundësinë që të sistemojmë qytetarët e vendit tonë. Vetëm në pak kohë industria e turizmit, ata hapën dyert për të dhënë një kontribut unik të pandodhur kurrkund në botë dhe që ne duam ta ndajmë sot me ju. Industria e Turizmit pranoi të shërbente si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në menaxhimin e krizave humanitare. Të gjithë hotelirët janë sot këtu dhe do të doja shumë që dhe në emrin tuaj t’i përshëndesja ata një e nga një dhe të gjithë së bashku të japim një duartrokitje të fortë për kontributin që ata bënë në menaxhimin e një dite shumë të keqe në historinë e popullit tonë.

Ndaj me detyrën e mikpritësit do të doja shumë që t’i uroja mirëseardhjen në Tiranë të gjithë miqve në këtë sallë kolegëve dhe Organizatës Botërore të Turizmit homologëve të vendeve fqinje dhe gjithë hapësirës Adriatiko-Joniane. Si asnjëherë më parë ne jemi të gjithë bashkë, 12 delegacione të cilët jemi këtu për një kauz shumë të rëndësishme sic është solidariteti, por së bashku do të dëshmojmë se industria e turizmit është e gatshme t’i shërbej cdo ekonomie edhe për një zhvillim të qëndrueshëm në ekonominë e vendeve tona. Falenderoja diplomatët dhe të vendeve mike që janë këtu sot për kontributin e jashtzakonshëm në menaxhimin e kësaj krize humanitare. Organizatat dhe agjencitë partnere, përfaqësuese të tur operatorëve turistik ndërkombëtar e me inflyencë në biznesin e turizmit shqiptar, oepratorët e strukturave tona hotelire. Doja t’i falenderojëa të gjithë një e nga një sepse sot të ndëruar miqtë e mi kjo ditë dhe ky rast shkon përtej një falederimi të zakonshëm përtej humanizmit, përtej rotacionit të solidaritetit. Kjo industry dëshmoi se realisht është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë së vendit tim. Me rritjen dyshifrore me 3 milion turist e kemi gjetur në 2013, 5.6 milion ishin në 2018, 6.5 milion turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 2019 dhe me stimën e qartë për të shkuar në 10 milionë turistnë në vijat e para të dekadës së re.

Ne jemi këtu për t’u bërë së bashku me kolegët tanë politika të caktuara për të mbështetur këtë ekonomi e për të përshëndetur atë punë të madhe që kanë bërë hotelierët dhe komuniteti I biznesit privat kudo në vendin tonë. Falë vizitonit dhe mbështetjes me politika qeverisëse Kryeministri Rama Shqipëria tashmë është e orientuar qartë dhe mirë drejt zhvillimit të turizmit, me qëllim të qartë të rritjes jo vetëm të numrave hyrës në kufi por mbi të gjitha të zhvillimit të destinacionit të qëndrueshëm turistik European. Këtë e dëshmoi dhe 26 nëntori. Pavarësisht goditjes së natyrës Durrësi zona më e rëndëishme e vendit është e paprekur dhe në vijim të një procesi të suksesshëm për vitin dhe sezonin e ardhshëm turistik për të pranuar përsëri qindra mijëra, miliona turist të huaj. E prandaj prezenca e kaq shumë operatorëve turistik, inflyent të turizmit shqiptar më jep bindjen se përsëri sezoni turistik i vitit 2020 do të jetë një sezon i sukseshëm e plot ekonomi për familjet shqiptare. Ndaj këtë praktikë të mirë doja shumë që ta ndaja jo vetëm me kolegët e rajonit por falë mbështejes dhe kontributit të kolegëve tanë të ardhur nga Organizata Botërore e Turizmit dhe të kemi mundësi që këtë praktikë që realizuam ne në Shqipëri ta shpërndajmë dhe ta promovojmë kudo nëpër botë dhe të kemi mundësinë përsëri të themi që turizmi nuk është një industri e cila shet vetëm kënaqësi është një industri, e cila është ofron vetëm paketa turistike, por turizmi është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë, e cila mund të japë ndihmesa të rëndëishme edhe në kuadër të krizave humanitare. Prandaj shumë faleminderit përfaqësuesëve më të lartë UNËTO që kanë ardhur këtu sot dhe kanë pranuar që këtë praktikë ta shpërndajnë kudo nëpër rrjetet e tyre të informimit të organizatës dhe natyrisht të adminstratave që ka lidhje me Organziatën Botërore të Turizmit. Por të nderuar kolegë shumë faleminderit që ju të gjithë e pranuat ftesën për të qenë pjesë e këtij samiti. Përtej solidaritetit, përtej bashkëpunimit ne do të duhet shumë që poltikat turistike në dimensionet e rinj të promovimit të politikave në rajon të kemi shumë më tepër të përbashkëta. Më shumë se kushdo tjetër ky bashkëpunim ka vlerë në rajonin tonë. Kemi kaluar në pothuajëse të njëjtat linja zhvillimi turistike dhe natyrisht shoqërore në këtë pjesë të botës me të cilën kemi fatin të jetojmë, kemi histori, kulturë, natyrë, kulinari. Kemi mundësinë e pakufizuar për të qenë bashkë duke rritur, duke rritur komunikimin dhe shkëmbimin turistik. Duke bashkuar ofertat turistike për tregjet e largëta. Të jemi destinacion turistik i konsoliduar.

Ne I kemi të gjitha mundësitë dhe mbase nuk më takon mua më të riut i futur në industrinë e turizmit të vendeve të rajonit, adriatiko joniane të Ballkanit Perëndimor. Padyshim ne e kemi shumë të nevojshme të kemi një ofertë të përbashkët të rajonit më të klikuar mbase në industrinë turistike në botë dhe të rajonit dhe padyshim e ka suksesin e garantuar. Ndajmë të njëjtat hapësira gjeografike, kufizohemi nga të njëjtat dete, përshkruhemi nga të njëjtat lumenj të përbashkët. Ndaj duhet të bashkohemi më shumë të nderuar kolegë për standard që tu ofrojmë ushtarëve, standarte që ju ofrojmë vizitorëve, shërbime më të mira komoditetin e atyre të ciëlve është dhe klienti jonë të rajonit adriatikut jonian dhe Ballkanit Perëndimor. Është epoka e tyurizmit dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht bashkarisht si komplementar me njëri tjetrin. Ne nuk jemi konkurent, ne jemi bashkëpnues. Epoka e re na ndikon në steixhin kryesor të ekonomive Turizmi është kryefjala. Të nderuar kolegë 20 vite më parë në rajonin ton ishin të një rëdësie të jashtëzakonshme samitet e ministrave të mbrojtjes. Kanë qenë shumë të rëndësishëm samitet e diplomatëve apo minsitrive të jashtëme. E sot në dekadën që po fillon samitet e minsitrave të turizmit duhet të marrin një vlerë të jashtëzakonshme, pasi turizmi prodhon ekonomi, turizmi prodhon mirqënie, turizmi prodhon punësim për qytetarët e thjeshtë dhe të zakonshëm, të cilët na votojnë dhe na japin nderin dhe kënaqësinë të jemi bashkë sot këtu dhe natyrisht të kemi mundësinë që të flasim dhe të diskutojmë për politikat e tyurizmit. Prandaj të nderuar kolegë, të ndëruar pjesëmarrës më lejoni të deklaroj të hapur këtë samit unikal mbi një ngjarje unikale, këtë samit të vencantë i cili u organizua në pak kohë dhe këtu mbase qëndron dhe një nga vlerat e tij se sa e tëra ju përgjigj duke qenë prezante në këtë sallë e natyrisht për t’i dhënë mbështetje destinacionit të dëmtuar të Durrësit, por dhe gjithë Shqipërisë në kuadër të sezonit të ri turistik./K.C/dritare.net