
Humbja me Skënderbeu-n, Duro jep dorëheqjen nga stoli i Flamurtarit
Dritare.net

Humbja e pësuar përballë Skënderbeut i ka humbur durimin teknikut 58 vjeçarë që menjëherë pas mbylljes së ndeshjes ka zyrtarizuar largimin nga stoli i vlonjatëve.
Vendimin, Duro e konfirmoi për mikrofonin e "SuperSport", ku deklaroi se duke pasur parasyshë rezultatet e ndeshjeve të fundit dhe eliminimin nga Kupa, ka marrë vendimin që të japë dorëheqjen nga stoli i skuadrës së Flamurtarit.
"Me keqardhje marr një vendim të pakthyeshëm. Ishte mundësi e fundit për kthesë. Me keqardhje jam i mendimit që nuk do jem më trajner i Flamurtarit. Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit por edhe eliminimin nga Kupa.
"Flamurtari mund të arrijë Europën edhe nga kampionati, por unë nuk mund ta përballoj këtë situatë. Mendoj se do të ishte më mirë si për mua, si për skuadrën, ashtu edhe për zotin Idrizi, që të marr vetë të gjithë përgjegjësinë. Më vjen keq që duhet të largohem, pasi kam kaluar një periudhë të shkëlqyer dhe kam raporte mjaft të mira si me presidentin Idrizi, ashtu edhe me tifozërinë. Në verë bëra një skuadër të mirë, por në janar nuk mora lojtarët e duhur, pasi zgjodha t’u besoj sugjerimeve dhe jo të marr ata që i njoh mirë vetë."-tha Duro./d.m-dritare.net

















