Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi javor 17-23 shkurt 2020

Horoskopi javor 17-23 shkurt 2020
Dashi

Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjikë. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.

Demi

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Sipas Dritare.net, shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në punë komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.

Binjakët

Venusi do ju nxitë t'i shprehni dhe t'i mbroni idetë tuaja gjatë kësaj jave. Do ndiheni edhe më të bindur për hapat që do hidhni dhe më të motivuar në çdo fushë. Për ju të dashuruarit do nevojitet vetëm një shtyse e vogël që marrëdhënia me personin e zemrës të shkojë për mrekulli. Duhet të tregoheni pak me inteligjente dhe do e kuptoheni se çfarë ju mungon. Ju beqarët do keni shumë nevojë për t’u dashuruar. Përgatituni për një takim të rëndësishëm i cili mund t’ju ndryshojë edhe jetën. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk pritet ndonjë përmirësim i madh. Kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Mundohuni të lini duhanin dhe të pakësoni konsumimin e alkoolit. Projektet profesionale do fillojnë të marrin formë. Do jeni të aftë të kaloni çdo pengesë që do ju dalë para.

Gaforrja

Këtë javë planetët do ju ndihmojnë të thurni planet e duhura dhe të keni sa më shumë arritje. Nëse jeni në një lidhje do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën. Do jeni edhe më liberale ndaj partnerit dhe mund ta lini atë të shkojë në ndonjë udhëtim me miqtë e ngushtë. Ju beqarët do e keni ende të vështirë ta gjeni personin e zemrës dhe kjo do iu brengosë tej mase. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë shume më të logjikshëm dhe nuk do iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jetë ai që do favorizojë shëndetin e mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga stomaku do ndiheni më të qetë. Në punë do jeni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata që punojnë në bankë do kenë ngritje në detyrë.

Luani

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Virgjëresha

Këtë javë energjia do ju rrethojë gjithë kohës dhe do ndiheni për mrekulli. Gjithçka do ju ecë në drejtimin perfekt. Për të dashuruarit kjo do jetë një periudhë mjaft e mirë për të reflektuar mbi lidhjen që keni. Vazhdimësia e saj do varet nga mënyra sesi ju silleni dhe veproni. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë dëshirë të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të fortë. Do jetë një periudhë me shume fat për ju. Sektori i financave do jetë i mbrojtur dhe ju do keni mundësi t’i shtoni ato. Mos bëni shumë shpenzime. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mirë. Bëni kujdes me ushqimin dhe mos hani çdo gjë që ju del para. Në punë do bëni hapa përpara. Do jeni shumë dinamike dhe me besim në vetvete.

Peshorja

Marsi nuk do ketë ndikimin më të mirë në jetën tuaj gjatë kësaj jave dhe ka rrezik që gjërat të mos ju ecin si i keni planifikuar. Do nxitoheni, nuk do ua vini veshin të tjerëve dhe mendjemadhësia do ju çojë në rrugën e gabuar. Në jetën në çift do keni disa keqkuptime. Për t'i rregulluar ato duhet të jeni më të hapur dhe të flisni më shume me partnerin. Për ju beqarët do ketë ndryshime të rëndësishme. Mund të kthehet në dashuri edhe një miqësi juaja e vjetër. Jeta ka dhe të papritura. Për sa ju përket financave priten ditë të mira. Planetët do ju mbështesin. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do ketë probleme sepse ju do kujdeseni më shume për të. Pasi keni qenë të gëzuar nga sukseset e jetës profesionale mund te kaloni edhe disa momente mërzitjeje. Tregohuni të duruar gjithmonë sepse do fitoni.

Akrepi

Mundohuni të merrni ndonjë ditë lejë gjatë kësaj jave dhe të shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen idetë.  Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

Shigjetari

Ka rrezik që gjatë kësaj jave të ndodhin incidente të ndryshme. Ju të dashuruarit do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse në një moment ai mund t'iu braktisë përfundimisht. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.

Bricjapi

Këtë javë nuk duhet të jeni të ashpër me veten tuaj dhe nuk duhet t’i tregoni askujt pikat e dobëta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës në të njëjtën linje me partnerin dhe do bëni më të mirën për vazhdimësinë e lidhjes. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët duhet të silleni sa më natyrshëm dhe të mos thurni gënjeshtra për të tërhequr dikë. Vetëm ashtu mund të keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do përmirësohet goxha sepse më në fund do ju aprovohet një rritje page që keni kërkuar prej kohësh. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, megjithatë duhet të mësoni të menaxhoni stresin. Në punë do ketë goxha turbullira, po në fund të javës do arrini çdo gjë që keni dashur.

Ujori

Jepini fund rebelimit dhe mos ju kundërvini të gjithëve gjatë kësaj jave sepse do gaboni. Nga ana tjetër idetë që keni në mendje shprehini pa u druajtur. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e mirë. Debatet dhe konfliktet rrezikojnë të prishin lidhjen tuaj. Nëse tregoheni pak më tolerante dhe të kuptueshëm situata dhe mund të ndryshojë. Ju beqarët mund të krijoni edhe një lidhje gjatë kësaj periudhe e cila do ju japë shumë sadisfaksion. Fati do ju shoqërojë çdo ditë në sektorin financiar. Më të privilegjuarit do jenë ata të fushës ekonomike. Shëndeti nuk do jetë ai që do dëshironit. Do ndjeheni të lodhur, të stresuar dhe mund të keni edhe dhimbje koke. Edhe në punë do keni fat me shumicë. Mos hezitoni të merrni edhe rreziqe.

Peshqit

Shfrytëzojeni në maksimum çdo moment gjatë kësaj jave dhe bëni atë që do ndieni. Po u treguat bujarë dhe nga ana tjetër serioze në punë çdo gjë do ju realizohet si e keni menduar.  Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni. /dritare.net