Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i muajit gusht për Akrepin, sipas Brankos!

AKREPI
Gushti do të jetë një muaj kërkues, veçanërisht në aspektin profesional. Në punë mund të përballeni me sfida, afate të rëndësishme ose diskutime me kolegët, ndaj ruani qetësinë dhe veproni me diplomaci. Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim, sidomos nëse keni ndërmend të bëni investime. Në dashuri, partneri do të jetë mbështetja juaj më e madhe dhe marrëdhëniet do të bëhen më të forta. Beqarët mund të kenë një njohje interesante, por duhet të lënë pas dyshimet. Shëndeti kërkon më shumë pushim, sepse lodhja mund të ndihet në fund të muajit. Gushti mbyllet me rezultate pozitive falë këmbënguljes suaj./dritare.net