

Dashi 21.03-20.04
Nuk jeni tipa që keni turp të largoheni nga një garë. Kur një rival bëhet agresiv, është mirë ta merrni seriozisht. Nuk duhet ta toleroni të ngacmoheni apo të sillen keq me ju. Edhe nëse jeni në gjendje ta duroni presionin, duhet të bëni gjithçka që mundeni për ta ndaluar sjelljen e keqe të këtij personi. Njerëzit abuzivë rrallëherë e kanë vetëm një shënjestër. Ata kanë disa njerëz që duan t’i ngacmojnë.
Demi 21.04-20.05
Një festë do të anulohet. Dikush mund të vendosë ta anulojë një martesë apo fejesë. Nëse ia keni blerë dhuratën, kthejeni. Nuk keni arsye pse ta mbani këtë artikull që ka kushtuar shumë. Mund të dërgoni edhe ndonjë e-mail diskret nëse tashmë e keni dërguar dhuratën. Duhet ta ndiqni protokollin në këtë situatë. Kërkoni sugjerime online, sa i përket kësaj teme dhe mënyrës sesi ta gjeni zgjidhjen më të mirë të mundshme.
Binjakët 21.05-20.06
Keni pritur të dëgjoni lajme nga dikush, por telefoni nuk po cingëron. Pasi të dërgoni disa mesazhe, duhet të prisni derisa ta merrni një përgjigje. Nuk ka kuptim ta ndiqni dikë që nuk dëshiron që ta gjeni. Nëse jeni duke u përballur me ndonjë person që ka ikur në gjysmë të punës, është më mirë të veproni. Raportojeni rastin në polici. Mos paguani më për të. Sa më shpejt që të vendosni rregull aq më lehtë do të kompensoni humbjen.
Gaforrja 21.06-20.07
Pagesa nga një punë do të shtyhet. Mund të jetë e nevojshme të kërkoni ndihmë ligjore për t’i rikthyer këto para. Deri atëherë, rrini të qetë dhe trajtojeni veten mirë. Kur kaloni më shumë kohë me miqtë do të nxirrni më të mirën nga vetja. Ata do t’ju japin mbështetje për të dalë nga një situatë e vështirë. Trajtojeni këtë problem si mundësi mësimi. Herën tjetër kur të bëni biznes me dikë, më herët bëni hulumtime për sfondin e tyre.
Luani 21.07-20.08
Ka qenë e vështirë të ecni tutje me punë. Edhe pse keni bërë kontribute të shkëlqyeshme, ka shumë njerëz që nuk jua kanë dhënë vlerësimin e merituar. Në vend se të rrini duarkryq, është koha të hulumtoni opsionet që keni. Do t’ju duhet kohë të gjeni një pozitë që ia vlen të investoni talentin tuaj, kështu që tregoni durim. Gjërat që keni eksperimentuar nuk do të jenë aq të bezdisshme dhe shpejt do ta merrni situatën nën kontrollin tuaj.
Virgjëresha 21.08-20.09
Një zmbrapsje apo shtyrje e një projekti kreativ do t’ju bëjë të ndiheni keq. Jeni lodhur duke pritur aprovimin e një personi përtac. Në vend se ta largoni veten nga pritja, rrini të angazhuar. Përfshihuni me një projekt filantropik që e keni për zemër. Punoni për t’ua lehtësuar të tjerëve jetën dhe do të ngrini vetëbesimin. Do të jetë më e lehtë të merreni me sfida. Mund të gjeni një zgjidhje të mençur për problemin tuaj.
Peshorja 21.09-20.10
Dikush ka nevojë për udhëzime por ka frikë t’i kërkojë. Ky person dëshiron të fitojë miratimin tuaj duke u treguar i besueshëm. Përfitoni nga rasti ta pyesni nëse ka diçka të paqartë. Rrini në pikën kryesore. Flisni për planet e tyre dhe përsëritjani që mund t’i ofroni ndihmë. Eventualisht do të mund ta bëni një plan për suksesin e këtij personi. Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e opinionit tuaj në vetëbesimin e tjetrit.
Akrepi 21.10-20.11
Është e rëndësishme të tregoheni të sinqertë për gabimet tuaja. Nëse keni bërë ndonjë gabim që jua ka prishur një projekt, pranojeni. A e keni gjykuar gabimisht dikë? Duhet t’ia thoni këtë dhe t’i kërkoni falje. Është gjithmonë më pak e turpshme t’i ekspozoni gabimet tuaja. Kur nuk e bëni, njerëzit krijojnë dyshime ndaj jush. Ata tashmë e dinë që jeni në kaos dhe nëse shtireni se gjithçka është në rregull do të dëmtoni reputacionin tuaj dhe do të bëni që të tjerët të ikin.
Shigjetari 21.11-20.12
Mirësia dhe dobësia nuk janë e njëjta gjë. Mund të vini rregull pa qenë të vrazhdë. Nëse dikush insiston të injorojë rregullat, nuk keni zgjidhje tjetër përveç se t’ia tregoni vendin. Është mëkat që njerëzit sjellin situata të tilla. Do të krijoni shumë probleme nëse i shmangni rregullat për ndonjë person që nuk dëshiron t’u përmbahet atyre. Tregoni vullnet ta rishqyrtoni vendimin tuaj pas një periudhe.
Bricjapi 21.12-20.01
Po ndiheni fajtor lidhur me mënyrën se si e keni zotëruar një situatë të vështirë. Në vend se të shtireni se veprimet tuaja janë të justifikueshme, ofroni një kërkim falje të sinqertë për të gjithë të përfshirët në rast. Rezistoni idesë që të shfajësoni veprimet tuaja. Thjesht, pranojeni që keni gabuar dhe kërkoni falje. Është e mundshme që disa njerëz nuk do t’ju lënë keq. Dhe në vend se të ndiheni keq, zotohuni se do të përmirësoheni. Lërini veprimet të flasin më shumë se fjalët.
Ujori 21.01-20.02
Edhe pse nuk ekzistojnë të gjitha faktet, duhet ta merrni një vendim. Do të jetë humbje kohe dhe energjie ta mundoni veten. Nëse jeni të pasigurt se në çfarë drejtimi dëshironi të shkoni, hidhni short. Do të mund t’i korrigjoni gabimet më vonë. Dikush që ka qenë duke ju pritur që t’ia jepni dritën e gjelbër mund të jetë ndodhur në një pozitë të pakëndshme. Kërkoni falje që keni shkaktuar telashe.
Peshqit 21.02-20.03
Tregoni kujdes me shoqërinë. Mund të krijoni katastrofa nëse i besoni dikujt që nuk e njihni mirë. Është mirë t’i ruani paratë në një vend të sigurt në vend se t’ia besoni ndonjë personi. Nëse jeni duke rinegociouar ndonjë marrëveshje, ruani paratë në ndonjë fond kursimi. Kësisoj ato fonde mund t’i investoni atëherë kur ndiheni të përmbushur me punën që e keni realizuar deri më tani.

















